Panovski: Nëse nuk ka masa kundër COVID-19, do të kishim nga 100 vdekje në ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku Nikolla Panovski në emisionin ‘Samo vistina’ foli për gjendjen momentale me coronavirusin në Maqedoninë e Veriut.

“Në Maqedoni deri në dhjetor do të kishim 10.000 të vdekur nga coronavirusi, apo çdo ditë do të kishim me nga 100 vdekje nëse nuk ndërmerreshin masat”, tha Panovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Panovski theksoi se nëse momentalisht kemi 5.000 aktive dhe se nëse një person infekton mesatarisht dy apo tre persona pa pasur masa, atëherë gjatë tre muajve të ardhshme do të kishim më shumë se 10.000 të infektuar në ditë.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen se si janë shëruar 150 – 200 njerëz në ditë në kohën kur nuk ka ilaç për coronavirusin.

Advertisement

“Nuk duhet të themi se është shëruar, por është rikuperuar për shkak se njerëzit rikuperohen vetvetiu. Organizimit nuk i duhet ilaç, ai lufton vet me sëmundjen”, tha mes tjerash Panovski./Telegrafi/

 

Panovski: Nëse nuk ka masa kundër COVID-19, do të kishim nga 100 vdekje në ditë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy