Paraburgim për 47-vjeçarin i cili u kap me lëndë narkotike në Bllacë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paraburgim për 47-vjeçarin i cili u kap me lëndë narkotike në Bllacë

Urdhër për kryerjen e një hetimi kundër një 47-vjeçari nga Shkupi ishte lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, për shkak të dyshimit se ai kishte kryer krim – prodhim dhe shpërndarja e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve sipas Nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“I dyshuari, më 11 prill, gjatë hyrjen në vend në vendkalimin kufitar “Bllacë” në veturën BMW me targa të Shkupit, në mënyrë të palejuar ka mbajtur lëndë narkotike-marijuhanë me një qese najloni 38.82 gramë, pesë tableta psikotrope, 3.4 metilen dioksimetamfetaminë dhe një shiringë plastike me një vëllim prej 10 ml vaj hashashi”
, informon Prokuroria Themelore Publike.

Për shkak se të dyshimit se i dyshuari ka mundësi të arratiset ose ta përsërisë të njëjtën vepër penale, prokurori publik i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve./Telegrafi/


Arrestohet një person në Bllacë për shkak të posedimit të lëndëve narkotike

Advertisement

Paraburgim për 47-vjeçarin i cili u kap me lëndë narkotike në Bllacë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy