Paraburgim për një person, dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

48 orë paraburgim për një person nga Shkupi lidhur me vrasjen e dyfishtë në “Shisha Bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Një pjesë e mediave raportojnë se është arrestuar blerësi i automjetit “Audi”, të cilës më vonë iu vendos flaka.

Nga Prokuroria nuk ka një konfirmim të një informacioni të tillë, ndërsa në përgjigjen zyrtare shkruhet vetëm se është caktuar masa e paraburgimit, por jo se personi është i lidhur me vrasjen e dyfishtë.

Duke pasur parasysh në atë se në rastin që është caktuar paraburgim për një person ekziston mundësi serioze për komprometim të hetimi në këtë fazë, në interes të konfedicianilitetit të procedurës, nuk kemi mundësi të japim asnjë detaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Vrasja ka ndodhur më 6 mars, ndërsa sulmuesit kanë hyrë në lokalin “Shisha bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe kanë qenë të veshur me rroba të zeza, pas së cilës kanë thënë se bëhet fjalë për bastisje të policisë.

Advertisement

Kur kanë gjetur “shënjestrat” kanë nisur të qëllojnë drejt tyre dhe janë larguar me vrap. Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni mbetën të vrarë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Paraburgim për një person, dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy