Paraburgim për një person nga Dibra, shantazhoi dhe mori ar nga shtëpia e një 33-vjeçares

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për veprat penale “shantazh” dhe “vjedhje e rëndë”, Departamenti i Hetimeve Penale Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.T.(31) nga Dibra, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Sipas informacioneve, më datë 3 të këtij muaji, pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar një 33-vjeçare nga Dibra, i akuzuari ka marrë kodin e sigurisë nga shtëpia e saj dhe pasi ka hyrë brenda ka marrë ar dhe sende të tjera me vlerë dhe para në monedhave dhe prerje të ndryshme, me të cilat ka fituar një përfitim pasuror të paligjshëm prej rreth 40 mijë euro”, thonë nga MPB.

Paraburgim për një person nga Dibra, shantazhoi dhe mori ar nga shtëpia e një 33-vjeçares shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy