Ministria e Shëndetësisë njofton aktivizimin e Fazës 3 të Planit Aksional për valët e të nxehtit. Kjo fazë parashikon temperatura jashtëzakonisht të larta që rrezikojnë shëndetin e popullatës, veçanërisht grupet më të ndjeshme si personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në ambiente të freskëta gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, të pinë shumë lëngje dhe të shmangin alkoolin. Punëdhënësit duhet të riorganizojnë oraret për punëtorët e ekspozuar ndaj nxehtësisë, duke ofruar kushte të përshtatshme ose punë në distancë.
Institucionet shëndetësore dhe arsimore duhet të zbatojnë protokollet për situata krizash, ndërsa Kryqi i Kuq dhe komunat do të intensifikojnë ndihmën për të moshuarit dhe personat në nevojë.
The post Paralajmërim për temperatura të larta, Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes appeared first on Telegrafi.