Në Shkup nesër do të zhvillohet protestë nga familjarët e viktimave të spitalit modular në Tetovë.

“Ju informojmë se nesër organizohet marsh protestues nga ne si familjarë të viktimave të spitalit modular.

Marshi protestuese do të fillojë nga ora 14:00, nga sheshi Skënderbe dhe do të përfundojë te Prokuroria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila i ka mbyll sytë karshi drejtësisë, dhe po mbron përgjegjësit e tragjedisë ku u dogjën 14 njerëz të gjallë.

U bëjmë apel qytetarëve të Shkupit dhe qytetarëve të tjerë që të na mbështesin në kërkim të drejtësisë, kurse partive politike u apelojmë të qëndrojnë larg keqpërdorimit të protestës sonë për poena politike”, deklaruan familjarët e viktimave të spitalit modular në Tetovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pyetjen pse e keni vendos protestën ta mbani në Shkup, familjarët e viktimave theksojnë se duan të përballen me institucionet e drejtësisë./Telegrafi/

 

The post Paralajmërohet protestë nga familjarët e viktimave të spitalit modular appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";