minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Sot bëhen dy vite nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë, familjarët e të vdekurve organizojnë protestë - Struga.info


Sot bëhen dy vite nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë, familjarët e të vdekurve organizojnë protestë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot bëhen dy vite nga tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë, nga djegia e të cilit humbën jetën 14 persona.

Familjarët e të vdekurve për sot kanë paralajmëruar protestë, në të cilën do të kërkojnë drejtësi, gjegjësisht të ketë aktakuza të reja.

Protesta do të fillojë në ora 14:00 me pikënisje nga lokacioni ku ishte spitali modular, do të vazhdojë në qendër dhe më pas deri te Gjykata e Tetovës.

Organizatorët e protestës së sotme kërkuan që ajo të mos politizohet.

Advertisement

Ndryshe, për zjarrin tragjik Prokuroria ngriti aktakuza ndaj ish-drejtorit mjekësor të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtorit ekononmik Artan Etemi, mjekut përgjegjës për kovid-qendrën Boban Vuçevski, si dhe Spitalit të Tetovës si person juridik.

Me vendim të gjykatës, Florin Besimi dhe Artan Etemi u dënuan me 1 vit e 6 muaj burg me kusht, ndërsa Boban Vuçevski u lirua nga akuza. Kurse Spitali i Tetovës u dënua me 1 milionë denarë.

Pas vendimit të gjykatës, Laboratori i Gazetarisë Hulumtuese (IRL) publikoi një dokumentar në lidhje me tragjedinë në spitalin modular, i cili zbuloi lëshime të shumta në procesin e tenderimit dhe ndërtimit të spitalit modular në Tetovë./Telegrafi/

The post Sot bëhen dy vite nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë, familjarët e të vdekurve organizojnë protestë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy