Sot në Tetovë marshohet në nder të viktimave nga zjarri në spitalin modular

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rrjetet sociale”, Ballistët kanë bërë të ditur se sot në ora 13:30 nga sheshi Iliria do të organizohet një marsh në nder të viktimave që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular të Tetovës.

Marshi do të jetë paqësor dhe do të fillojë nga sheshi Iliria në qendër dhe do të përfundojë tek spitali i Tetovës.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se në ora 13:30 tubohemi tek Sheshi Iliria ku do të marshojmë deri tek vendi i ngjarjes për nder të viktimave të rastit tragjik. Si fillim, duhet t’i respektojmë rregullat e Covid-19 dhe njëherit ju lutemi që ta keni parasysh se ky do të jetë një marsh paqësor në nder të të ndjerëve, duke e ditur se jemi ende në ditë zie dhe që homazhi të realizohet në mënyrën e duhur”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga tifo grupi “Ballistët”.

Kujtojmë se nga zjarri në spitalin e Tetovës, vdiqën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar. Ndërkohë që marshi ishte paraparë të mbahet gjatë ditës së djeshme por u anulua për sot për shkak të varrimit të viktimave nga ngjarja tragjike.

Advertisement

Sot në Tetovë marshohet në nder të viktimave nga zjarri në spitalin modular shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy