Bashkia e Shkupit ka parashtruar kallëzim penal kundër ish-kryetares së Këshillit të Bashkisë së Shkupit, Lubica Jançeva dhe ndaj ish-kryetarit, Petre Shilegov.

Bëhet fjalë për kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

“Lubica Jançeva në cilësinë e kryetares së Këshillit të Bashkisë së Shkupit, duke përdorur pozitën e saj, nga mjetet e buxhetit të Bashkisë së Shkupit ka shfrytëzuar mjete për festim në restorant në Shkup, në kundërshtim me ligjet, ndërsa Shilegov si kryetar, duke përdorur pozitën e tij ka tejkaluar kufijtë me autorizimet e tyre pa arritur marrëveshje në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se me veprimin e këtillë, Shilegov ka lejuar të paguhen mjete nga buxheti i Bashkisë së Shkupit dhe kanë dëmtuar buxhetin./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Parashtrohet kallëzim penal ndaj Shilegovit shkruan Telegrafi.