Kallëzim penal për Sllobodanka Aleksovska për shpenzimin e 10.000 eurove nga kartela zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB-ja njoftoi se sot në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion ka ngritur kallëzim penal kundër Sllobodanka Aleksovskës, e cila si ish-shefe e Qendrës së Punësimit në Agjencinë e Punësimit ka shpenzuar 10.325 euro nga kartela e saj zyrtare për nevojat e saj.

Kallëzimi penal është për veprën “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”,

“E akuzuara ka kryer veprën në cilësinë e zyrtarit nga pozita e menaxherit dhe në periudhën nga data 01.01.2014 deri më 30.04.2017 ka keqpërdorur dhe përvetësuar mjete nga thesari i Qendrës së Punësimit pranë APRM-së, të cilat janë miratuar për për qëllime zyrtare dhe përfaqësuese e Qendrës, dhe ajo me qëllim të përfitimit për vete, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar kufijtë e autoritetit zyrtar, ka blerë mallra dhe shërbime për nevojat e saj personale, dhe jo për nevojat e shërbimit.

S.A. duke keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ekzekutimin e Buxhetit dhe Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, në periudhën 2014-2017, për nevoja personale dhe për llogari të saj, i ka shkaktuar dëm buxhetit në vlerë të përgjithshme prej 635.065 denarë (10.325 euro)”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement

Kallëzim penal për Sllobodanka Aleksovska për shpenzimin e 10.000 eurove nga kartela zyrtare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy