Kallëzim penal për drejtorin e Qendrës për kulturë në Kërçovë, pasi vendosi flamurin shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kallëzim penal për drejtorin e Qendrës për kulturë në Kërçovë, pasi vendosi flamurin shqiptar

Kundër drejtorit të Qendrës për kulturë në Kërçovë, Mazllam Osmani, është dorëzuar kallëzim penal, për shkak të vendosjes së një tabele informative me flamurin shqiptar dhe mbishkrimin “Republika e Shqipërisë”.

Siç thonë nga MPB, kallëzimi penal ndaj Osmanit është dorëzuar për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “prishje e imazhit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.


Policia nis hetime, pas hapjes së këndit arkivor me flamurin shqiptar në Bibliotekën e Kërçovës

Advertisement

“Ai më 25 mars si drejtor i Qendrës për kulturë ‘Koço Racin’, ka lejuar që në hapësirën e bibliotekës të vendoset tabelë në të cilën përmenden emër dhe stemë e një shteti të huaj, me mbishkrim në gjuhën shqipe”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se në ato hapësira është larguar stema dhe flamuri i Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Kallëzim penal për drejtorin e Qendrës për kulturë në Kërçovë, pasi vendosi flamurin shqiptar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy