Partia e Selës: Zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 17 tetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor sipas Kushtetutës dhe kjo datë është propozimi ynë, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, pasi kryeministri Zoran Zaev, sot tha se do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin më 31 tetor në mënyrë që regjistrimi të mos përkojnë me fushatën zgjedhore.

“Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të fitojë zgjedhjet sa herë që ato të mbahen. Ne nuk shohim arsye themelore për shtyrjen e datës, por njoftimet për situatën me pandeminë nuk shkojnë në favor të shtyrjes së zgjedhjeve”.

“Ne gjithashtu e kuptojmë frikën e partive në pushtet që po kërkojnë mënyrë për të blerë kohë me shpresën se diçka do të ndryshojë. Ne po u themi LSDM-së dhe BDI-së që të zgjedhin datën kur dëshirojnë të humbin”, thonë nga partia e Ziadin Selës./Telegrafi/

Partia e Selës: Zgjedhjet lokale duhet të mbahen më 17 tetor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy