Partitë e vogla që përfaqësohen në Kuvend kërkojnë që Maqedonia të jetë me një njësi zgjedhore. Me ndryshimet e propozuara ligjore, parashihet model pa prag zgjedhor, ndërsa përzgjedhje e deputeëve të bëhet sipas modelit Dontov.

Ata thonë se momentalisht kanë mbështetjen e 20 deputetëve dhe se gjatë periudhës së ardhme pritet që ky numër të rritet.

“Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, do të demontohet sistemi njëpartiak, do të prishë monopolin e partive që për 30 vite qeverisin në vend. Krijohen kushte për ndryshime sistematike, zhvillim të demokracisë, luftë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Pavle Trajanov.

Ai kërkoi nga OBRM-PDUKM dhe LSDM ta mbështesin këtë ligj, ndërsa presin mbështetjen nga Lëvizja Besa dhe nga deputetët e Afrim Gashit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Partitë e vogla kërkojnë një njësi zgjedhore në Maqedoni shkruan Telegrafi.