Trajanov: Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratik, Pavle Trajanov, paraqiti ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, në mendimin e të gjithë deputetëve, në mënyrë që të jenë në gjendje të shprehin pikëpamjet dhe sugjerimet e tyre mbi to.

Projektligji për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor propozon që Maqedonia të jetë një zonë zgjedhore, që modeli proporcional të mbetet pa prag zgjedhor. Llogaritja për zgjedhjen e deputetëve duhet të bëhet sipas metodës D’Hondt.

“Ndryshimet pritet të jenë një pasqyrim i vërtetë i vendosmërisë së qytetarëve, për të forcuar shtetin e së drejtës, për të zhvilluar procese demokratike dhe për të krijuar kushte për ndryshime sistemike në vend”, thonë nga Lidhja Demokratike.

Ata shtojnë se bazuar në konsultimet e deritanishme, shumica e partive janë që Maqedonia të jetë një zonë zgjedhore (mbetet mundësia që tre deputetë të jenë mërgata jonë), por ka vlerësime që të ketë lista të hapura, të ketë prag zgjedhor./Telegrafi/

Advertisement

Trajanov: Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy