Përfaqësuesit e partive më të vogla politike në takimin e sotëm me kryeministrin Zaev presin të dëgjojnë se cilët janë prioritetet e qeverisë pas përfshirjes së Alternativës në Qeveri.

Kryetari i Lidhjes Demokratikës, Pavle Trajanov, para fillimit të takimit tha se duhet të shihen përcaktimet programore të qeverisë. Ai theksoi se po bëhen konsultime dhe më pas do të miratohen qëndrim i përbashkët i koordinuar, por sipas tij, ky proces do të zgjasë të paktën një muaj.

“Lidhja Demokratike nuk e ka për qëllim të kërcënojë dhe të bëjë presion. Tani Qeveria e LSDM-së do të jetë më komote, do të ketë 64 deputetë në shumicë dhe disa partnerë të koalicionit që nuk janë të kënaqur mund të dalin lirisht nga koalicioni”, tha Trajanov.

Për RDM-në, siç tha kryetarja e kësaj partie, Maja Moraçanin, e rëndësishme është të shihet se cilët janë prioritetet e qeverisë së re.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkaq Tito Petkovski tha se nuk ka argumente as “për” dhe as “kundër” dhe shtoi se do të japë deklaratë pasi ta dëgjojë kryeministrin për marrëveshjen me Alternativën./Telegrafi/

Partitë më të vogla në koalicionin qeveritar presin të dëgjojnë se cilët janë prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë shkruan Telegrafi.