Shaqiri: Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë së Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dialogu politik vjetor, i cili u realizua në mënyrë virtuale nën organizimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), i bashkoi ministrat përgjegjës të administratës publike të rajonit bashkë me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që bashkërisht t’i analizojnë rezultatet e arritura, si dhe sfidat e rajonit lidhur me proceset reformuese.

“Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës për këtë mandat. Qëllimi i këtij Projekti IPA është të optimizojë kuadrin e përgjithshëm institucional, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të forcojë etikën, integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës publike, ndër të tjera nëpërmjet zbatimit të analizës funksionale dhe miratimit të një ligji i ri për organet e administratës shtetërore. Pas shqyrtimit të komenteve dhe sugjerimeve nga debati i hapur i zhvilluar pak kohë më parë, ne do të jemi të gatshëm që ta avancojmë në fazën finale këtë projekt të rëndësishëm. Vlen të theksohet edhe fakti që me ndihmën e SIGMA-s kemi arritur të përgatisim 3 ligje të rëndësishme, dhe atë: Ligji për të punësuarit në sektorin publik, Ligji për nëpunësit administrativ dhe Ligji për strukturat e larta udhëheqëse“, tha Shaqiri.

Sipas njoftimit të MSHIA-s, ministri Shaqiri shtoi se ne “Ne jemi të vendosur që ta çojmë para këtë proces”.

“Do prezantojmë masa të reja për të ndihmuar kompanitë e këtij sektori, të nxisim studentët që të studiojnë në këtë sektor. Gjithashtu do investojmë në përmirësimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe me formimin e Agjencisë digjitale do ti japim një shtysë të madhe procesit të digjitalizimit në vend. Duhet e përmendur edhe Sistemi i menaxhimit të dokumentave si një komponent tejet i rëndësishëm në komunikim ndërinstitucional, me anë të të cilit synojmë që informacioni të kalojë shumë shpejtë nga institucioni në institucion dhe dokumentat të procesohen në kohë shumë të shkurtë kohore.”, tha Shaqiri./Telegrafi/

Advertisement

Shaqiri: Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë së Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy