Partitë politike larg marrëveshjes për Kodi Zgjedhor në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sa vjen e ngushtohet koha për ndryshimet në kodin zgjedhor, partitë nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre. OBRM-PDUKM kërkon që kryetari i komunës të zgjidhet në raundin e parë. LSDM dhe opozita shqiptare janë pro listave të hapura, ndërsa jozyrtarisht integristët e Ahmetit janë kundër listave të hapura në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Partitë politike deklarativisht mund të japin përkrahjen por kur vjen momenti i diskutimeve ato e kushtëzojnë. Për shembull hapjen e listave zgjedhore e kushtëzojnë me kërkesë të tyre si ndonjë prag apo ndonjë propozim i kushtëzuar për një njësi zgjedhore. Por, ne si parti e themi hapur edhe në takime të mbyllura se jemi të interesuar që tani të kemi lista të hapura në zgjedhjet lokale dhe parlamentare”, tha Elmi Aziri, Deputet i Koalicionit ASH-AAA.

“Negociata ende vazhdojnë, brenda pak ditëve do të duhet të rrumbullakohen këto bisedime mes partive politike dhe do të duhet të rezultojnë me një propozim konkret. Ndryshim dhe plotësim të kodit zgjedhor do të ketë për arsye se duhet të inkorporohen rekomandimet e OSBE-ODHR, por përskaj kësaj a do të inkorporohen edhe këto çështje që ju po i ngitni, mbetet për tu parë”, pohoi Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

“Më vjen keq që koha deri në zgjedhjet lokale është shumë e ngushtë, por shpresoj që do të arrihet të gjendet një konsensus përmes dialogut. Dua të them se një iniciativë të tillë për ndryshime në kodin zgjedhor ka pasur ende pa u shpërbë përbërja e mëparshme parlamentare, por nuk pati konsensus”, tha Lidija Tasevska, deputete e LSDM-së.

Advertisement

“Duam, kemi vullnet, por duke parë se si po funksionon shumica parlamentare vlerësojmë se nuk do të arrihet ky konsensus për shkak se nga gjitha institucionet relevante ndërkombëtare madje edhe nga Komisioni i Venecias arritën rekomandime që duhet të lihet hapësirë 6 mujore para zgjedhjeve për çdo ndryshim të kodit zgjedhore, për të pasur zbatim adekuat”, theksoi Brane Petrushevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Grupet e punës janë aktive por ende nuk kanë dorëzuar një draft të unifikuar në Kuvend. Nga Ministria e Drejtësisë kanë dështuar disa herë me përpjekje për marrëveshje eventuale. Nëse nuk arrihet konsensus, në zgjedhjet lokale në vjeshtë do të shkohet me modelin aktual zgjedhor, edhe krahas përpjekjeve të partive, qytetarët të mund të votojnë në lista të hapura për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë komunal./Alsat/

Partitë politike larg marrëveshjes për Kodi Zgjedhor në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy