Partitë shqiptare në Maqedoni urojnë Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Liderët e partive shqiptar në Maqedoni kanë uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 25 prillit.

“Shumica e shqiptarëve të Shqipërisë vendosën për t’i dhënë një mandat të tretë Partisë Socialiste të Shqipërisë të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama. Është ky verdikti i sovranit që i dha besimin dhe përgjegjësinë PS-së dhe Edi Ramës për të vazhduar me qeverisjen e Shqipërisë dhe ky vullnet i shumicës duhet respektuar e vlerësuar.

Përgëzime për procesin e votimit gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, bashkë me maturinë qytetare gjatë mbarëvajtjes së procesit të votimit sipas standardeve. Meritat pa dyshim u takojnë votuesve, por edhe institucioneve të Shqipërisë bashkë me komisionerët dhe vëzhguesit e të gjitha partive politike”, shkruan Sela.

Advertisement

Edhe kryetari i Alternativës ka uruar Ramën për fitoren e Socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit.

“Më lejoni së pari t’ju përgëzoj për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të dielën, me ç’rast edhe një herë dëshmuat se Shqipëria ka mjaftueshëm pjekuri institucionale dhe demokratike. Po ashtu dëshiroj t’jua uroj edhe fitoren dinjitoze dhe të plotë që ju e Partia Socialiste e keni shënuar në këto zgjedhje. Sovrani foli, ju dha mbështetje për politikat e deritanishme dhe ju dha një mandat të ri për ta ndërtuar Shqipërinë”, shkruan Gashi.

Kryetarit të Socialistëve të Shqipërisë Edi Ramës fitoren ia ka uruar edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

“Urime për mikun tim njëherit edhe Kryeministër i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama për fitoren e madhe të 25 prillit. Niveli i lartë i demokracisë së treguar në zgjedhjet, pranimi i rezultatit nga kundërshtarët tregon qartë frymën evropiane të shtetit Shqiptar.

Advertisement

Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes Besa uroj Partinë Socialiste me në krye Edi Ramën për këtë fitore, me shpresë se bashkë në një bashkëpunim edhe më të fortë do të arrijmë të dalim nga sfida e pandemisë globale, rimëkëmbjen ekonomike e që me shpresë që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të bëhen anëtare të BE-së”, shkruan Bilall Kasami.

Më herët edhe kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti ka uruar Ramën për fitore./Telegrafi/

Partitë shqiptare në Maqedoni urojnë Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy