Pas agresionit rus, mblidhet Këshillit i Sigurisë në Maqedoni: Gjendja në vend është stabile, ndjekim me kujdes ndodhitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kabinetin e Presidentit u mbajt mbledhja e 15-të e Këshillit për Siguri ku u bisedua për gjendjen e sigurisë në Maqedoninë e Veriut dhe rajonit lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës.

Në mbledhje të pranishëm ishin anëtarët e rregullt të këshillit: Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski si dhe anëtarët e emëruar nga presidenti Trajan Gocevski, Nenad Markoviq dhe Veton Latifi.

Me ftesë të presidentit, në mbledhje ishin të pranishëm edhe drejtori i Agjencisë për Zbulim, zëvednës drejtori i Agjencisë për Siguri Nacinale dhe Komandanti i ARM-së.

Po ashtu, siç njoftojn nga Kabineti i Presidentit, në mbledhje të pranishëm ishte ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ambasadori i Kievit të cilët njoftuan për ndodhitë në Ukrainë dhe për aktivitetet e ndërmarra në kuadër të NATO-s.

Advertisement

Anëtarët e Këshillit konstatuan se gjendja në Maqedoni është stabile. Nevojitet që institucionet të vazhdojnë të ndjekin ndodhitë dhe të përgatisin skenarë të mundshëm me qëllim që në kohë të veprohet.

Në mbledhje u tha se në Maqedoninë e Veriut ka mjaftueshëm rezerva, ndërsa institucionet duhet të ndjekin ndodhitë.

Në lidhje me shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë, shteti do të ndërmerr masat e nevojshme për evakuimin bashkërisht me punonjësit në Ukrainë.

“Si vend anëtar, Maqedonia e Veriut është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe aleatët në lidhje me aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren nga aleatët. Anëtarët e Këshillit u njoftuan edhe për aktivitetet e ndërmarra nga qeveria në kontekstin e masave restritikve të BE-së që i përfshiu edhe Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e kabinetit./Telegrafi/

Advertisement

Pas agresionit rus, mblidhet Këshillit i Sigurisë në Maqedoni: Gjendja në vend është stabile, ndjekim me kujdes ndodhitë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy