Pas shumicës së re, në radhë mosbesimi i Qeverisë – janë mbledhur nënshkrimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë mbledhur nënshkrimet e 61 deputetëve, por për shkak se është vonë dhe shërbimet në Kuvend nuk po funksionojnë, ato do të dorëzohen nesër, pas së cilës do të votohet për mosbesimin e Qeverisë, njofton TV21.

Pas dorëzimit të nënshkrimeve të mbledhuar, në afat prej tre ditësh duhet të mbahet seanca, në të cilën nëse ka shumicë parlamentare, do të votohet për mosbesimin e Qeverisë.

Kujtojmë se pasditën e sotme në Kuvend, u takuan kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski, i së “Majtës”, Apasiev, sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, sekretari i ASH-së, Arben Taravari dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi të cilët konfirmuan se kanë shumicë të re parlamentare.

 

Advertisement

Pas shumicës së re, në radhë mosbesimi i Qeverisë – janë mbledhur nënshkrimet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy