Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 6 deputetë të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të ketë dy deputetë të rinj në vend të Kirill Pecakov dhe Bilall Kasamit të cilët do u zgjodhën për kryetar komune. Deputetët e rinj do të jenë zoran Kocevski nga OBRM-PDUKM dhe Dragoljub Filiposki nga LSDM.

Zoran Kocevski nga OBRM-PDUKM vjen në vend të kryetarit të Komunës së Ohrit, Kirill Pecakov, ndërsa në vendin e Bilall Kasamit, i cili fitoi në Tetovë, deputet do të jetë Dragoljub Filiposki nga LSDM.

Ndryshim të përbërjes kuvendare kishte dhe në rreth të parë kur Timço Mucunski, Ivan Jordanov, Darko Kostovski dhe Kosta Kostadinov fituan në komunat e tyyre.

Në vend të Mucunskit, i cili garonte në njësinë zgjedhore numër 1 është Toni Jarevski, ndërsa në vendin e Ivan Jordanov erdh Dragan Kovaçki. Emilija Angellova u emërua deputete në vend të Darko Kostovskit nga e njëjta parti, ndërsa në vend të Kosta Kostadinovit nga LSDM, deputete do të jetë Dragica Spasova./Telegrafi/

Advertisement

Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 6 deputetë të rinj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy