Një fëmijë nga Tetova është ndaluar nga policia pasi i njëjti pasi kishte marrë një veturë në mënyrë të paligjshme, u përplas me një veturë tjetër.

“Më datë 16.04.2024 në orën 02.05 në Tetovë, policia nga SPB- Tetovë ka ndaluar një të mitur nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 01:00 në rrugën ,,Blagoja Toska” në Tetovë kishte marrë në mënyrë të paligjshme veturën “volkswagen pasat” me targa të Tetovës, pronë e personit M.S.(46) nga Tetova, pas së cilës, duke u larguar me automjetin, ka dëmtuar një tjetër veturë “golf” me targa të Tetovës, pronë e S.S.(45) nga Tetova.

Automjeti u kthye tek pronari kurse personi është mbajt në stacionin e policisë”, thonë nga SPB-Tetovë.

Pasi vodhi veturën, një i mitur nga Tetova gjatë vozitjes u përplas me një veturë tjetër shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";