Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

xNë shkollën 9-vjeçare “Johann Heinrich Pestalozzi” ku mësonte Vanja Gjorçevska mësimi nuk është ndërprerë. Megjithatë, nga Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se është siguruar mbështetje psikologjike për nxënësit për t’u përballur me pasojat traumatike nga vrasja e bashkëmoshatares së tyre që ishte pjesë e kësaj shkolle.

Prindërit që i kanë fëmijët në këtë shkollë ndihen në ankth për sigurinë e fëmijëve të tyre.

“Si ta lë vajzën time të shkojë në shkollë pas kësaj?! Si prind kam shumë frikë për sigurinë e vajzës sime, kurse ajo s’mund ta besojë se vajza që ishte vetëm dy gjenerata para saj, është vrarë në mënyrë mizore”, thotë Aleksandar Mlladenoski.

Rumena Gjuriçiq rreth 70 vjeçe thotë për Radion Evropa e Lirë se fëmijët e saj janë rritur të sigurt në lagje e rrugë, pa pasur nevojë për përcjelljen e prindërve.

Advertisement

“Tani nipërit e mi nuk e dinë se çka është të jenë vetëm jashtë shtëpisë, të luajnë me shokët e lagjes. Ata shoqërohen në shkollë nga prindërit dhe kudo”, thekson Gjuriçiq.

Përmes mediave lokale dhe rrjeteve sociale të hënën dhe martën janë shpërndarë shumë informacione për rrëmbimin e fëmijëve të mitur në lindje të Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut i ka demantuar këto informacione, duke theksuar se lajmet e tilla të rrejshme për rrëmbimin e fëmijëve të mitur kanë të bëjnë me krijimin e panikut dhe pasigurisë te qytetarët duke shkaktuar një gjendje pasigurie.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien në spekulime të tilla. Falënderojmë edhe mediat që verifikojnë informacionin në institucionet kompetente”, thuhet në Reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Nga ambasada e parë për fëmijë “Megjashi”, kanë dhënë sugjerime se si prindërit dhe mësimdhënësit të flasin me fëmijët për rastin e vrasjes së të miturës 14-vjeçare.

“Një nga momentet më të rëndësishme është qasja për të mësuar se si ndihen fëmijët, dhe çka dinë lidhur me këtë ngjarje”, theksojnë nga ambasada për fëmijë.

Ata potencojnë se duhet bërë me dije fëmijëve se ky rast është i izoluar dhe se dorasit e kësaj vepre janë të njohur për organet e policisë dhe se do të përgjigjen para drejtësisë.

Autoritetet zyrtare maqedonase gjatë kumtimit të detajeve mbi vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska kanë theksuar se “ajo është rrëmbyer në hyrje të ndërtesës ku jetonte, i janë lidhur duart dhe këmbët dhe është futur në një thes dhe në atë gjendje është futur në bagazhin e makinës, me të cilën është larguar në rrethinën e Shkupit. Më pak se tre orë nga rrëmbimi i saj, është ekzekutuar”.

Advertisement

Këto detaje paraqesin tituj sensacionalë në shumë media online që shpërndahen me një shpejtësi përmes rrjeteve sociale, shfrytëzues të së cilave janë edhe grupmoshat e reja.

Informacionet me tituj sensacionalë mbi vrasjen e së miturës 14 vjeçe paraqesin goditje të thellë emocionale për fëmijët, thonë psikologët.

Edlira Destani, psikologe për fëmijë, thotë për Radion Evropa e Lirë se informacionet që ndërlidhen me mënyrën e ekzekutimit të 14-vjeçare Vanja Gjorçevska përmes rrjeteve sociale që japin detaje me tituj sensacionalë, krijon një gjende ankthi dhe pasigurie për fëmijët.

“Shkollat duhet të bëjnë aktivitete të caktuara, programe edukative se si duhet të mbrohen në raste rreziku. Por, në këtë situatë fëmijëve u nevojitet këshillim i përshtatshëm me pedagogët, mësimdhënësit dhe psikologët e shkollës në bazë të moshës”.

Advertisement

“Prindërit duhet të jenë koshientë se nëse vërejnë ndryshime drastike te fëmijët, ndryshim të rutinës ditore, mënyrës së ushqimit, pagjumësisë, ose shfaqin nervozizëm apo shenja të tjera që s’i kanë pasur më herët, ata duhet të flasin me fëmijët e tyre dhe të kërkojnë ndihmë nga psikologët pasi fëmijët në këtë mënyrë mund të reflektojnë informacionet që kanë marrë mbi këtë rast tragjik dhe këto informacione kanë shkaktuar goditje të thellë tek ata”, thotë Destani.

Nga Prokuroria Publike të martën kanë bërë të ditur se ka përfunduar autopsia e 14-vjeçares dhe trupi i saj i është dorëzuar familjes.

Raporti i autopsisë pritet të dorëzohet prokurori. Nga prokuroria kanë theksuar se nuk do të japin detaje mbi gjetjet e autopsisë për shkak të ndjeshmërisë së të dhënave, ndërsa ato do të zbulohen në gjyq. Aktualisht, mund të jepet vetëm koha e vdekjes së të miturës së vrarë dhe shkaku i vdekjes.

Vanja Gjorçevska, 14 vjeçe, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Advertisement

Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup.

Policia dhe prokuroria maqedonase të hënën kanë njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi, si dhe të një personi tjetër me inicialet P.ZH, 74 vjeç nga qyteti i Velesit. Njëri nga personat e arrestuar është edhe babai i vajzës./REL/

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy