Sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup, SPB Shkup dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit kanë simuluar pasojat nga përdorimi i mjeteve piroteknike në kuadër të fushatës për parandalimin e dëmeve nga përdorimi i tyre.

Qëllimi, siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme është që të ndikohet në vetëdijen e qytetarëve për mospërdorim të këtyre mjeteve.

Nga MPB njoftojnë se do të vazhdojnë me fushatën parandaluese, me qëllim që qytetarëve t’u tregohet për pasojat e mundshme nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht aktualja para festave të fundvitit dhe të krishtlindjeve.

Kanë ndërmarrë edhe masa respresive, me qëllim sanksionimin e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe i kujtojnë qytetarët për dispozitat ligjore në të cilat është sanksionuar përdorimi i mjeteve piroteknike dhe shitja e tyre ilegale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kështu, Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike parasheh gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari për personat që shpërthen mjete piroteknike.

Kujtojnë edhe dispozitat e Kodit Penal për përpunim, mbajtje dhe tregti të palejuar me armë dhe materie shpërthyese:

ai i cili përpunon në mënyrë paautorizuar, mban, shit, furnizon dhe kryen shkëmbim me armë zjarri, municion dhe materie shpërthyese, do të dënohet me prej 3 deri në 10 vjet. Nëse lëndë e veprës nga paragrafi 1 është më e madhe se sasia e armës së zjarrit, municion dhe materie shpërthyese të cilat u ndalohen qytetarëve, kryerësi do të dënohet më së paku deri në 5 vjet burg.

The post Pasojat nga lëndët piroteknike, MPB ua kujton qytetarëve dënimet nga përdorimi i tyre appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";