Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka reaguar ndaj kritikave pas njoftimit të ministrit serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, që policë të Serbisë do të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.
Iseni thotë se kjo bëhet në vazhdën bashkëpunimit që bëhet me të gjitha shtetet e rajonit, siç është Shqipëria, Kosova, Kroacia dhe Mali i Zi.
“Që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut intensivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të shkelqyer në fushën e sigurisë duke nënshkruar marrëveshje, protokole dhe memorandume bashkëpunimi. Ne vazhdën e këtij bashkëpunimi policor, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar edhe protokolle bashkëpunimi gjatë sezonit turistik të vitit 2014 me këto shtete: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Këto protokole janë implementuar intensivisht dhe çdo sezon turistik bëhet shkëmbimi i zyrtarëve policor në vendet turistike. Për momentin në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Ohër, gjenden zyrtarë policor nga Shqipëria dhe ne bazë të reciprocitetit kemi zyrtarë policorë nga MPB-ja e RMV-së edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe tani nga Serbia”, ka shkruar Iseni. /Tv21
Advertisement
The post Patrullimi i policëve të Serbisë në RMV, Iseni: Të njëjtin bashkëpunim e kemi me Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë dhe Malin e Zi appeared first on Telegrafi.