Pendarovski: Askush nuk do ta harrojë përpjekjen e jashtëzakonshme të cilën e bën Armata gjatë shuarjes së zjarreve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Askush nuk do ta harrojë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të cilën e bëni, deklaroi sot presidenti dhe komandant suprem i Forcave të armatosura, Stevo Pendarovski gjatë vizitës në kazermën “Mirçe Acev” në Prilep dhe vendet e djegura në rrethinën e fshatit Toplicë, me çka ishte informuar për aktivitetet vijuese të cilat ndërmerren gjatë shuarjes së zjarreve në rajonin e Prilepit.

“Falënderim të madh edhe një herë për Ju dhe familjet e Juaja. Askush nuk do tua harrojë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të cilën po e bëni. Shpresoj se zjarret nuk do të zgjasin edhe shumë gjatë dhe do të mundeni dalëngadalë të ktheheni në shërbimin e rregullt ushtarak dhe te familjet e Juaja”, i porositi presidenti Pendarovski pjesëtarët e Armatës.

Siç njoftoi Kabineti i shefit të shtetit, presidenti Pendarovski ishte informuar se në kazermën e Prilepit po zhvillohet koordinim me pjesëtarët e Armatës nga disa komuna përreth, me çka ishte theksuar bashkëpunimi i tyre i shkëlqyer me institucionet e tjera.

Gjatë xhiros së bërë vendeve të djegura në rrethinën e fshatit Toplicë, presidenti Pendarovski ishte informuar për kapacitetet e angazhuara të armatës, si dhe për detyrimet e Armatës gjatë lokalizimit të zjarreve në këtë rajon.

Advertisement

Në bisedë me pjesëtarët e Armatës presidenti Pendarovski e theksoi profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre.

Në këtë drejtim, siç theksoi presidenti Pendarovski, në mënyrë adekuate do të çmohet angazhimi i të gjithë pjesëtarëve të Armatës gjatë ditëve të kaluara, shtohet në kumtesë.

Pendarovski: Askush nuk do ta harrojë përpjekjen e jashtëzakonshme të cilën e bën Armata gjatë shuarjes së zjarreve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy