Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Gazi Babës në Shkup akuzoi kundër kandidaten e tij për manipulim me deklaratat se do t’i abrogon të gjitha marrëveshjet e nënshkruara pas ardhjes në pozitën e presidentes.

Sipas Pendarovskit, asnjë partner strategjik nuk mbështet kthimin mbrapa aq më pak politikat OBRM-PDUKM-së.

“Kur ti pyesni partitë kryesore në opozitë e cila prej para një viti është vet shpallur fituese ende pa u shpallur zgjedhjet dhe pa ardhur data e tyre, duke i ndarë edhe funksionet: Çfarë ofroni ju ndryshe nga ne?! Thonë se të gjitha marrëveshjet që i keni nënshkruar nga Marrëveshja e Ohrit dhe deri sot do t’i abrogojmë dhe përsëri do t’i ri-negociojmë”.

“Kur i pyesim se kush ju jep garanci se mund ta bëni një gjë të tillë, ose cilin nga partnerët ndërkombëtar e keni në mbështetje dhe ju jep garanci për të bërë marrëveshje më të mirë për Maqedoninë. Të dashur, nuk e kanë asnjë partner strategjik me të cilin kemi neve bashkëpunim i cili nuk është në anën tonë”, tha Stevo Pendarovski,

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski: Asnjë partner strategjik nuk mbështet politikat OBRM-PDUKM-së shkruan Telegrafi.