minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga - Struga.info


Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët nuk duhet t’u besojnë politikanëve, qëndrimet e të cilëve ndryshojnë në varësi të asaj se a e thonë në publik apo prapa kamerave televizive, deklaroi kandidati për president Stevo Pendarovski në ditën e dytë të paradës së fitores para qytetarëve të Probishtipit.

Për premtimet e rrejshme të opozitës, Pendarovski tha se opozitarët thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vite me radhë marrin paga të larta zyrtare si deputetë, si kryetarë komunash, si këshilltarë lokalë.

Ai falënderoi qytetarët e Probishtipit për të kaluarën dhe sërish kërkoi mbështetjen e tyre me 24 prill dhe 8 maj. Duke theksuar se në pesë vitet e fundit atë që ka premtuar dhe realizuar deri në fund, Pendarovski ka theksuar se ai ka qenë, është dhe do të jetë president i të gjithëve./Telegrafi/

The post Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy