Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me djegien e sotme të Qendrës Kulturore të bullgarëve në Manastir.

“Dënoj ashpër djegien e objektit të qendrës kulturore të bashkësisë bullgare në Manastir. Akte të tilla janë provokim dhe nuk shkojnë në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Bullgarinë.

U bëj thirrje institucioneve kompetente që të bëjnë një hetim të shpejtë dhe të detajuar, të marrin të gjitha masat e nevojshme, për të identifikuar dhe sanksionuar autorët”, thuhet në reagimin e Pendarovskit.

Më herët ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dënuar ashpër djegien e Qendrës Kulturore dhe kanë kërkuar zbardhjen e rastit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qendra Kulturore bullgare është djegur mëngjesin e sotëm në Manastir./Telegrafi/


Digjet Qendra Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pendarovski dënon djegien e Qendrës Kulturore bullgare: Aktet e këtilla janë provokim appeared first on Telegrafi.