Pendarovski dënon sulmin terrorist në Vjenë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot në bisedë telefonike me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dënoi sulmin terrorist që ndodhi në qendër të Vjenës dhe shprehu keqardhje për viktimat.

Sipas njoftimit të kabinetit të Pendarovskit, presidenti ka shprehur ngushëllime për qytetarët e Austrisë si dhe për familjet e viktimave dhe të lënduarve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Presidenti i vendit shprehu gatishmëri për bashkëpunim në drejtim të parandalimit të radikalizmit dhe terrorizmit të motivuara nga fundamentalizmi fetar.

“Dy presidentët vlerësuan se akti i mbrëmshëm terrorist në Vjenë është sulm ndaj vlerave të përbashkëta në të cilat besojmë dhe ndaj mënyrës së jetesës”, thuhet në njoftimin e presidentit Pendaroski./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski dënon sulmin terrorist në Vjenë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy