Më 28, 29 dhe 30 qershor 2022, presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë dhe do ta udhëheqë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Madrid të Mbretërisë së Spanjës.

Në delegacionin shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Më 28 qershor, Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, do të marrë pjesë në një darkë gala të organizuar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Letizia, për nder të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s pjesëmarrës në Samit.

Presidenti Pendarovski më 29 dhe 30 qershor do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Atlantikut të Veriut, të cilat mbahen në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pendarovski do të merr pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid shkruan Telegrafi.