Pendarovski: Është duke u përgatitur ligj i ri për falje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nuk bëhet fjalë për përgatitje të ligjit të ri për amnisti, por për përgatitje të ligjit të ri për falje”.

Këtë e deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me paralajmërimet e zv.ministrit të Drejtësisë Agim Nuhiu, se po përgatitet ligj i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski sqaroi se pas iniciativës së Ministrisë së Drejtësisë, ligji i ri pë falje është në përgatitje prej para disa muajve.

“Unë kam ekspertët e mi të cilët marrin pjesë në komisionet punuese dhe me sa e di, ai tekst tani është në Qeveri dhe duhet të shkojë në Kuvend”, tha Pendarovski.

Advertisement

“Tashmë presidenti ka të drejtë me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë të falë një person në çdo fazë të procedurës, që nga arrestimi dhe kur vuan dënimin. Unë e mbështes atë qasje. Ideja ishte tani me ato ndryshime, nëse pranohen nga Kuvendi, që presidenti me propozim të Ministrisë së Drejtësisë të mund të fal vetëm pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, theksoi Pendarovski./Telegrafi/

 

Pendarovski: Është duke u përgatitur ligj i ri për falje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy