Presidenti Stevo Pendarovski sot priti përfaqësues të OMO “Ilinden” dhe përfaqësues të disa shoqatave të tjera të qytetarëve nga Republika e Bullgarisë.

Përfaqësuesit e shoqatave e njoftuan presidentin Pendarovski për punën dhe aktivitetet e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, promovimit të tolerancës dhe ndërtimit të shoqërisë civile.

Lidhur me dialogun me Bullgarinë, presidenti Pendarovski vlerësoi se po fillon një fazë e re dhe të dyja palët shprehin vullnetin e tyre për përparimin e procesit.

Presidenti beson se është e rëndësishme që çdo institucion politik në të dyja vendet të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në takim, Pendarovski informoi se së shpejti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të ketë bisedime me presidentin Rumen Radev.

Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut synon zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore me Republikën e Bullgarisë, në frymën e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve nga viti 2017./Telegrafi/

Pendarovski: Fillon një fazë e re në dialogun me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";