Pendarovski: Të mos nxitohet me zgjidhjen e problemit me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti, Stevo Pendarovski në fjalimin e fundvitit para deputetëve theksoi pikat në ta cilat vuri theksin ishte gjyqësori në vend. Ai me këtë rast u shpreh se reformat në gjyqësorë janë të domosdoshme dhe mënyra e vetme për të kthyer besimin e qytetarëve në Institucionet e shtetit, në të kundërtën tha Pendarovski jemi dëshmitarë se qytetarët po na ikin nga vendi dhe po shkojnë në vende ku drejtësia funksionon dhe ku ligji është i barabartë për të gjithë.

Pendarovski gjithashtu kërkoi që të vazhdohen investimet në mbrojtje dhe siguri, pasi që siç shtoi ai, janë bazë për funksionimin e shoqërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Anëtarësimi në NATO na ndihmon të përballemi më mirë me kërcënimet e vjetra dhe të reja të sigurisë. Edhe pse kriza shëndetësore dhe energjetike po shtyjnë për një plan tjetër të prioriteteve buxhetore, ne duhet të mbetemi të përkushtuar për investime në mbrojtje dhe siguri sepse ato janë bazë për funksionimin e të gjithë sektorëve të tjerë”, tha Pendarovski.

Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë për të zhbllokuar procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, nuk duhet nxituar, sepse, siç thotë ai, kur ballafaqohemi me një sfidë të tillë, nxitimi nuk është gjithmonë aleati më i mirë. Në vend të kësaj, thekson Pendarovski, duhet të punojmë në reforma kyçe në vend nga të cilat varet cilësia e jetës së qytetarëve tanë.

Advertisement

Sipas tij, mesazhe me tone të ndryshme dërgohen nga qeveria e re në Bullgari dhe presidenti që ka një mandat të ri.

“Jam plotësisht dakord me disa prej tyre. Domethënë, për të transferuar theksin në marrëdhëniet tona, nga e kaluara në të tashmen dhe në vend të ndjenjave etnike të njerëzve të para 10 shekujve, të flasim për të ardhmen, lidhjen energjetike dhe infrastrukturën, shembull për Korridorin 8 i cili kurrë nuk u bë konkurrues i Korridorin 10, natyrisht, në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë dhe Bullgarisë”, thotë presidenti Pendarovski.

Ai theksoi gjithashtu se tezat se status quo-ja e zgjatur gjoja mund të shkaktojë destabilizimin e sigurisë së vendit nuk qëndrojnë. Dhe nëse kjo situatë vazhdon, thekson Pendarovski, nuk na kërcënohet asnjë destabilizim i sigurisë, pavarësisht nga numri i non-paper që disa me këmbëngulje i publikojnë./Telegrafi/

Pendarovski: Të mos nxitohet me zgjidhjen e problemit me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy