Sot ne nderojmë veçantinë tonë, themelin tonë identitar dhe krenarinë gjuhësore, gjuhën tonë maqedonase. Gjuha e Koneskit, Shopovit, Janevskit dhe të gjithë krijuesve të fjalës letrare maqedonase që janë pasqyrë e origjinalitetit. Gjuha jonë është edhe e drejta jonë themelore e njeriut, e drejta për vetëvendosje dhe shprehje, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 5 majit, Ditës së gjuhës maqedonase.

Pendarovski u shpreh se gjuha maqedonase është e afirmuar në botë dhe ka vendin e vet në familjen gjuhësore sllave, falë gjeneratave të kaluara, gjuhë kjo të cilën sot maqedonasit e nderojnë dhe e festojnë.

“Nuk duhet harruar asnjëherë lufta e të parëve tanë për të vërtetuar veçantinë e gjuhës maqedonase dhe të drejtën e përdorimit të saj, e cila ishte e vështirë dhe me plot sfida. Nuk është më pak e lehtë sot, përballja me sfida të reja, të imponuara, por në frymën e vlerave evropiane dhe parimit tonë të respektimit të diversitetit, ne do të vazhdojmë të theksojmë shenjën tonë të shenjtë, tjetërsinë tonë, shtyllën tonë të identitetit. Tradita e shkruar shumëshekullore që na lanë është dëshmia më e madhe për veçantinë e gjuhës maqedonase”, tha Pendarovski.

Presidenti Pendarovski u shpreh se obligimi për të ruajtur gjuhën nuk është vetëm borxh ndaj paraardhësve, por edhe pasardhësve maqedonas, ndaj trashëgimisë kulturore të qytetërimit njerëzor si dhe kulturës evropiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Siç do të thoshte Misirkovi ynë: Dashuria ndaj gjuhës kombëtare është borxhi dhe e drejta jonë. Ne nuk jemi të detyruar ta duam gjuhën tonë sepse pavarësisht nesh ajo është edhe e jona, siç është babai ynë”, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në mesazhin me rastin e 5 majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase.

Pendarovski: Gjuha maqedone është krenari e identitetin tonë shkruan Telegrafi.