Millanoviq: Është e pamoralshme ta mohosh identitetin dhe gjuhën e ndonjë populli

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Deklarata e sekretares shtetërore të Portugalisë është rezultat i paditurisë dhe pakujdesisë. Unë nuk dua të jem i pakujdesshëm, pasi mund ta dëmtojë Maqedoninë. BE tashmë një kohë nuk është bashkësi e disa vlerave të uniformuara, por e ngjashmërive dhe sa më shpejtë ta kuptojmë këtë, do të shkojmë drejt BE-së. Nëse nuk e kuptojmë do të shkojmë mbrapa”.

Këtë e tha sot presidenti kroat Zoran Millanoviq, pas takimit me presidentin e RMV-së Stevo Pendarovski në Zagreb, në konferencën e përbashkët për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Millanoviq deklaroi se kur dikush hyn në hapësirën intime të dikuj, në punët e ndjeshme si identiteti, e drejta e emrit dhe gjuhës, nuk përfundon mirë, sidomos kur siç tha, motivet janë për të penguar.

“Çfarë do të ndodh nëse Kroacia e vendos në pikëpyetje gjuhën malazeze. Dhe Bosnja e Hercegovina është fqinji ynë dhe është e rëndë që dikuj t’ia mohosh të drejtën e emrit dhe gjuhës. Pra, për mua është normale gjuha boshnjake, por çfarë do të ndodhte nëse do ta kontestoja? Kjo është e gabuar dhe e pamoralshme”, tha Millanoviq.

Advertisement

Ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pa arsye mbahen para dyerve të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Millanoviq: Është e pamoralshme ta mohosh identitetin dhe gjuhën e ndonjë populli shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy