Pendarovski: Jam dakord që të shtyhet regjistrimi i popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, tha se përshëndet marrëveshjen mes shefit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të OBRM-PDUKM-së-së Hristjan Mickoski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në muajin shtator.

“Përshëndes marrëveshjen mes liderit të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në shtator. Duke parë situatën me pandeminë jam dakord që regjistrimi të shtyhet. Me vaksinim besoj se situata do të përmirësohet”, tha Pendarovski.

Pendarovski foli edhe për masat aktuale kundër coronavirusit, ku theksoi se nuk do të ketë zgjatje të orës policore, por nëse qytetarët kanë duruar 12 muaj, do të durojnë edhe 14 muaj.

“Nuk është punë e jona, sepse nuk jemi kompetent. Rekomandimet e tyre janë që masat duhet të jenë të njëjtat, dhe se ato nuk duhet të ashpërsohen. Do të thotë se nuk do të ketë zgjatje të orës policore”, tha Pendarovski.

Advertisement

Pendarovski: Jam dakord që të shtyhet regjistrimi i popullsisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy