Pendarovski: Jemi të gatshëm për ta dhënë kontributin tonë në transformimin e Europës në kontinentin neutral ndaj karbonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si vend kandidat për anëtarësim në BE e gatshme të fillojë negociata, Maqedonia e Veriut tashmë e ka transponuar legjislativën evropiane për ndryshime klimatike në legjislaturën e vet nacionale, duke e mbështetur Marrëveshjen e gjelbër evropiane, jemi të gatshëm me pjesëmarrjen tonë të kontribuojmë Evropa të bëhet kontinent neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050, deklaroi presidenti Stevo Pendaovski në fjalimin në sesionin plenar të Samitit botëror të liderëve për ndryshime klimatike COP26, që mbahet në qytetin britanik Gllazgou.

“Edhe krahas faktit që jemi vend i vogël evropian, kemi ambicie të mëdha klimatike. Për këtë qëllim, i kemi miratuar kontributet e rishikuara të përcaktuara. Qëllimi ynë ambicioz i vendosur për vitin 2030 është t’i zvogëlojmë emetimet e gazrave serrë për 51 për qind, në krahasim me nivelet e vitit 1990, ose 82 për qind në neto emetime në krahasim me vitin e njëjtë që është marrë si bazë nisëse. I kemi shpikur 63 politika dhe masa për zbutje të cilat janë me përgjegjësi gjinore dhe që lidhen me 15 qëllime për zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi Pendarovski.

Presidenti i Republikës theksoi se duke e zbatuar strategjinë tonë afatgjate për aksionet klimatike, synojmë ta transformojmë vendin në një ekonomi me emetim të ulët të karbonit, duke e përforcuar konkurrencën dhe duke promovuar kohezion social.

“Përfshirja e të gjithë shoqërisë do të ndihmojë në zbatimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve ekologjike të punës, uljen e ndotjes me burime të rinovueshme dhe zhvillimin e shprehive të qëndrueshme përmes arsimit”, shtoi shefi i shtetit.

Advertisement

Pendarovski theksoi se vendi i ka ndërmarrë të gjitha obligimet kundrejt sfidave strukturore pas rritjes tonë ekonomike, të përkeqësuara nga efektet shkatërruese të KOVID-19, pasi beson fuqimisht se rikuperimi i vetëm i qëndrueshëm nga pandemia është rimëkëmbja ekologjike.

Ai potencoi se pandemia e KOVID-19 akoma dominon në agjendën botërore, prandaj nuk guxon të nënvlerësohet një nga rreziqet më të mëdha botërore mbi njerëzimin.

 

Pendarovski: Jemi të gatshëm për ta dhënë kontributin tonë në transformimin e Europës në kontinentin neutral ndaj karbonit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy