Pendarovski: Kovaçevskit duhet t’i jepet mundësia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski konsideron se kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, për të cilën flitet se do të jetë mandatari i ardhshëh, duhet t’i jepet mundësia.

Sipas Pendarovskit, Kovaçevski nuk dihet si politikan për shkak se nuk ka pasur funksion më herët, por duhet t’i jepet mundësia.

“Duhet t’i jepet mundësia. Është fakt se ka përvojë të pasur akademike. Ka vite e vite stazh partiak në LSDM, atje e njohin. Mendoj se ka lidhje edhe me grupacione të ndryshme”, tha Pendarovski.

Kujtojmë se Kovaçevski u zgjodh kryetar i LSDM-së më 12 dhjetor pas dorëheqjes së Zaevit i cili hoqi dorë nga politika për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski: Kovaçevskit duhet t’i jepet mundësia shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy