Pendarovski: Mbështes propozim-masat për vaksinim të administratës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski e arsyeton vendimin e organeve shëndetësore për masat e propozuara për vaksinimin e administratës dhe personelit shëndetësor.

“Unë e mbështes sepse të gjitha vendet e rajonit kanë masa të ngjashme, si dhe shumë vende perëndimore. I shoh reagimet në opinion, por e shoh nga pikëpamja ligjore që kjo është e ligjshme.

Ekziston si prioritet në Kushtetutë që shëndeti publik është mbi të gjitha dhe më i madh se e mira private. Mendoj se vetëm kështu do ta fitojmë pandeminë”, tha Pendarovski në për “Sitel”.

Ai informoi se të gjithë anëtarët e kabinetit të tij janë vaksinuar./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski: Mbështes propozim-masat për vaksinim të administratës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy