Pendarovski: Mbështetje e plotë për Ukrainën, në rrugën që ata do ta zgjedhin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nga Samiti i Ukrainës në Tiranë, edhe një herë e ka shprehur mbështetjen për Ukrainën dhe aspiratat e saj euro-atlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mbështetje e plotë për Ukrainën që lirshëm të zgjedh rrugën e saj për të ardhmen. Nëse kjo rrugë do të thotë Bashkimi Evropian dhe NATO, atëherë ne jemi, pa dyshim me ta. Ne gjithmonë jemi në krah të Ukrainës dhe mbështesin zgjedhjen e tyre” tha Pendarovski.

Ai gjithashtu para gazetarëve ka thënë se do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët të Samitit të Ukrainës.

Advertisement

Përndryshe, kjo është një ndër vizitat e fundit zyrtare të Pendarovskit, pasi në prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ku ai sipas gjitha gjasave do të kandidojë si kandidat i LSDM-së dhe koalicionit. /Telegrafi/

Pendarovski: Mbështetje e plotë për Ukrainën, në rrugën që ata do ta zgjedhin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy