Presidenti Stevo Pendarovski, sot vizitoi pikën vaksinuese në Gostivar, ku pa nga afër protokollet sipas të cilave zhvillohet vaksinimi në këtë rajon.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Jamin Sinani, e informoi presidentin për gjendjen momentale dhe grupmoshat e targetuara për vaksinim.

Ndërsa Pendarovski u shpreh i kënaqur nga profesionalizmi i personelit shëndetësor, ndërsa i ftoi qytetarët që të aplikojnë për t’u vaksinuar.

“Procesi i vaksinimit zhvillohet pa ndërprerë, sipas kalendarit për imunizim. Ata që sot u vaksinuan apeluan tek të gjithë qytetarët të vaksinohen, pasi me këtë shpëtohet jetë”, tha Pendarovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se është përgjegjësi personale e çdo qytetari nëse do të vaksinohet, por siç tha, vaksinimi është parakusht për arritjen e imunitetit kolektiv./Telegrafi/

The post Pendarovski në Gostivar: Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë appeared first on Telegrafi.