Pendarovski në Greqi, vizita e parë e një presidenti të Maqedonisë në Athinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Greqi. Kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti maqedonas në Greqi.

Pendarovski do të pritet nga homologia e tij greke Katerina Sakelaropulu, me ceremoni zyrtare, ndërsa më pas do të kenë takim dypalësh.

Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis, si dhe me kryetarin e Komunës së Athinës, Kostas Bakoyanis.

“Si liderë përgjegjës të të dy vendeve, kemi detyrë të krijojmë kishte për afrim më të madh të popujve tanë. Për këto arsye udhëtojë në Athinë dhe më vjen mirë që të kemi vizitë kthyese”, tha Pendarovski në një deklaratë për mediat greke.

Advertisement

Gjatë vizitës së tij, Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska./Telegrafi/

Pendarovski në Greqi, vizita e parë e një presidenti të Maqedonisë në Athinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy