Pendarovski: Në këtë Pashkë le të mendojmë për të gjithë ata që vuajnë dhe janë në mjerim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkët.

Ai k ka uruar kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvin e Ohrit, mitropolitin e Shkupit, kryepeshkopin e Ohrit z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarët ortodoksë, dhe kryetarin e përfaqësisë kishtare të Kishës Ungjillore-metodiste, Emil Zaev dhe anëtarët e Kishës ungjillore-metodiste në vend.

“Sinqerisht ju uroj që festat t’i kaloni, mbi të gjitha, me shëndet, gëzim dhe lumturi të pamasë, të mbushura me qetësi shpirtërore. Në këtë Pashkë le të mendojmë për të gjithë ata që vuajnë në konfliktet e luftës, të prekur nga fatkeqësitë natyrore, që përballen me vështirësi shëndetësore, të gjithë ata që janë pa ngrohtësinë e shtëpisë së tyre, të ndarë nga familjet, të gjithë në mjerim dhe varfëri. Për t’iu kushtuar atyre lutjet dhe bekimet tona. Shpresoj që drita e Pashkëve të na japë forcë dhe inkurajim për mendime të mira dhe vepra të mira. Krishti u ringjall!”, thuhet në urimin për Pashkët nga presidenti Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Pendarovski: Në këtë Pashkë le të mendojmë për të gjithë ata që vuajnë dhe janë në mjerim shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy