Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me ambasadoren amerikane, Angela Aggeler, me të cilën bisedoi për zhvillimet politike në vend pas formimit të qeverisë kalimtare dhe në prag të procesit zgjedhor, si dhe për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendet.

“Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdimisht i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, ndërsa u theksua se dialogu aktual strategjik është një mundësi për të konkretizuar bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat e interesit reciprok”.

“Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për vazhdimin dhe intensifikimin e procesit reformues në kuadër të realizimit të aspiratave evropiane të shtetit”, njoftuan nga zyra e Pendarovskit.

The post Pendarovski në takim me Aggeler: Maqedonia e Veriut u kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me SHBA-të appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";