Ademi-Roth: Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Bundestagun Gjerman, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mori pjesë në takim pune me deputetin gjerman Michael Roth dhe kolegë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegocinës, Serbisë dhe Kosovës.

Ky lloj i evenimentit mundësoi shkëmbimin e mendimeve ndërmjet pjesëmarrësve në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Ademi, theksojnë nga atje, shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për mbështetjen e fuqishme shumëdekadëshe të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugën tonë integruese euroatlantike.

Ai po ashtu theksoi se përveç prioriteteve strategjike të politikës së jashtme, aktiviteteve në NATO dhe anëtarësimit të ardhshëm në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut i kushtoi rëndësi të madhe intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Advertisement

Në takim u diskutua për situatën në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin e integrimeve euroatlantike./Telegrafi/

Ademi-Roth: Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy