Presidenti Stevo Pendarovski informoi se sot pasdite ka nënshkruar Dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikimin e protokolleve për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Ratifikimi i Protokollit të Traktatit të Veri-atlantikut për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO konfirmon mbështetjen tonë për politikën e dyerve të hapura. Zgjerimi i Aleancës me dy vendet është kontribut për sigurinë kolektive të rajonit euroatlantik”, tha Pendarovski.

Kuvendi dje me 103 vota “pro” dhe dy “kundër” ratifikoi protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO pa diskutim dhe debat.

Kjo është hera e parë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikon protokollet e vendeve të reja që aspirojnë anëtarësimin në Aleancë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pendarovski nënshkruan Protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO appeared first on Telegrafi.