Pendarovski: Nëse komisioni nuk pajtohet për çështjet historike, do të kemi veto të re nga Bullgaria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke folur në një intervistë televizive për kontestin me Bullgarinë, përmendi edhe marrëveshjen e figurave historike mes dy vendeve.

Ai tha se cila është procedura, por potencoi se nëse nuk ka marrëveshje, atëherë do të ketë menjëherë veto të re nga Bullgaria.

“Komisioni është i përbërë nga 7 maqedonas dhe 7 bullgarë. Nëse të dyja palët bien dakord, ato u bëjnë rekomandime të dyja qeverive. Nëse bien dakord të dyja qeveritë, e dërgojnë në ministrinë kompetente. Theksoj fjalën rekomandim. Në fund, përgjegjësinë e plotë e mban vetëm autori i tekstit. Ata do ta merrnin atë për inspektim. “Nëse Komisioni nuk pajtohet për figurat historike, do të ketë bllokadë, veto të re nga Bullgaria”, tha Pendarovski në Tv21.

Pendarovski, poashtu dha edhe disa këshilla për të gjitha partitë politike që janë kundër propozimit francez.

Advertisement

“Këshilla ime si qytetarë për të gjitha partitë politike që janë kundër propozimit francez është se duhet të kenë parasysh se çfarë është më mirë për vendin, nuk duhet të mendoni vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Por, duhet të bëjmë edhe pyetjen se cili është plani pas kësaj. Në zgjedhjet e ardhshme qeveria do të bjerë, me mazhorancën e re, çfarë të bëjmë me BE-në?”, tha Pendarovski.

Kujtojmë se të hënën pritet të të diskutohet një datë e mundshme se kur do të caktohet seanca plenare në kuvend për të folur mbi propozimin francez.

 

Pendarovski: Nëse komisioni nuk pajtohet për çështjet historike, do të kemi veto të re nga Bullgaria shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy