Pendarovski: Nuk është momenti në këto kohë të trishta të flasim për mandat të dytë për president

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski sot tha se nuk po mendon për mandat të dytë në kohë kaq të trishta.

“Pyetja e kolegut tuaj ishte nëse po shqyrtoj një mandat të dytë. Unë thashë se nuk mendoj, dhe të them të drejtën, nuk e di cili njeri normal, qytetar i Maqedonisë sonë apo politikan të paktën, mund të mendojë për pushtet, për zgjedhje, për mandate në kohë kaq tragjike që po kalojmë.

Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, të planifikuara për prill dhe maj, kemi kohë të mjaftueshme pas Vitit të Ri për të menduar për ato gjëra, por në këtë moment mendimet e mia janë të drejtuara vetëm për familjet e viktimave dhe natyrisht në kuadër të funksionit tim të punojë deri në fund të mandatit, në përputhje me nevojat e qytetarëve që më dhanë nderin të drejtoj vendin para katër vitesh e gjysmë”, tha Presidenti./Telegrafi/

Pendarovski: Nuk është momenti në këto kohë të trishta të flasim për mandat të dytë për president shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy