Pendarovski për vizitë në Kiev për 30-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sot e deri të mërkurën, presidenti Stevo Pendarovski do të qëndrojë për vizitë pune në Ukrainë, gjatë së cilës do të marrë pjesë në festimin e 30 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Nesër, Pendarovski do të marrë pjesë në ngjarjen qendrore me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, e cila do të mbahet në Sheshin e Pavarësisë në Kiev dhe do të drejtohet nga presidenti Volodymyr Zelensky, e ndjekur nga paradë festive e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Gjatë vizitës së punës, presidenti Stevo Pendarovski do të ketë takim dypalësh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe në kuadër të vizitës, është planifikuar gjithashtu takim me Charles Michel, kryetar i Këshillit Evropian.

Festimi i 30 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, i cili po mbahet nën sloganin “Ti je e vetmja ime”, pritet të marrin pjesë më shumë se dyzet delegacione nga vende dhe organizata ndërkombëtare.

Advertisement

Pendarovski për vizitë në Kiev për 30-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy